Mësime Muzike · Prishtinë, Kosovë Disiplinë
Kreativitet
Vetëbesim
Sukses

Mësime Muzike
për Fëmijë dhe të Rritur

Një hap më afër talentit, kreativitetit dhe vetëbesimit — orë individuale të përshtatura sipas nivelit dhe moshës.

Let Music Grow ♡

Kontaktoni! Çmimi i volitshëm — na kontaktoni!
Piano e zezë me kolonë, lule të bardha dhe poster Good Music, Brighter Children, Kinder People Piano · Flautë · Teori
Mësimet

Çfarë mësohet te rinesamusic

Piano

Orë individuale pianoje, të përshtatura sipas nivelit dhe moshës, nga hapat e parë deri te pjesë më të avancuara.

Flautë

Teknikë frymëmarrjeje dhe repertor për flautë.

Teori & Nota

Solfezh, ritëm dhe teori muzikore — themelet që bëjnë çdo instrument më të kuptueshëm.

Çfarë përfshihet

Program i strukturuar, mësim i personalizuar

Çdo orë mësimi ndërtohet rreth nxënësit — nivelit, moshës dhe qëllimeve të tij.

Orë individuale, të përshtatura sipas nivelit dhe moshës
Mësim pianoje, flauti dhe teori muzikore (nota, solfezh, ritëm, etj.)
Përgatitje për provime, gara dhe koncerte
Zhvillim i aftësive muzikore dhe shprehjes artistike
Orar fleksibil sipas nevojave tuaja
Program i personalizuar për çdo nxënës
Falas · Loja interaktive

Mëso muzikë duke luajtur

Pesë lojëra të shkurtra që ndjekin modulet e teorisë muzikore, me zë pianoje, yje dhe nivele për fillestarë e të avancuar.

NotatRitmiShkallëtAkordetVeshi muzikor
Luaj lojën Hapet në një skedë të re
Përvoja Ime

Një rrugëtim me muzikë, fëmijë dhe talent

Me përvojë në edukimin muzikor, punën me fëmijë, të rinj dhe të rritur, krijoj një ambient të ngrohtë, motivues dhe profesional ku çdo nxënës ndihet i sigurtë të mësojë, të provojë dhe të zhvillohet.

Qëllimi Im
"Të frymëzoj, të zhvilloj dhe të mbështes çdo nxënës në rrugëtimin e tij muzikor, me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri për muzikën."

Edukimi

  • Master në Pedagogji MuzikoreUniversiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
  • Shkolla e Mesme e Muzikës "Prenk Jakova"Edukimi Fillor i Muzikës – Violinë
  • SHFMU "Ismail Qemali"

Përvojë Profesionale

  • SHFMU "Ismail Qemali"
  • SHFMU "Faik Konica"
  • British School of Kosova
  • Melody School
  • Misbah & Friends
  • Organizata OJQ "Akropoli i Ri"
  • Kori i Grave "Okarina"
  • Kori në Katedrale
  • Koncerte, promovime librashdhe aktivitete të ndryshme artistike

Ambient i sigurtë dhe motivues

Mësim i strukturuar sipas nivelit dhe moshës

Vëmendje individuale dhe përkushtim i veçantë

Zhvillim i aftësive muzikore dhe shprehjes artistike

Përgatitje për provime, koncerte dhe projekte

"Muzika ndërton njerëz më të mirë"

"Muzika mësohet me teknikë,
por përjetohet me zemër."

"Le të rritemi së bashku
përmes muzikës"

Kontakt

Le të rritemi së bashku përmes muzikës

Shkruani ose telefononi për një orë provë, ose ndiqni udhëtimin muzikor në Instagram.